Limaj: Në kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Kleçkë prehen djemtë të cilët u bënë themel i lirisë së Kosovës

Limaj: Në kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Kleçkë prehen djemtë që u bënë themel i lirisë së Kosovës

Gjatë homazheve të bëra në përkujtim të 20 vjetorit të dëshmorëve të Brigadës “121 Kumanova”, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ish-komandant Çeliku i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Limaj vlerësoi se në kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Kleçkë prehen djemtë të cilët u bënë themel i lirisë së Kosovës. Ky kompleks i dëshmorëve është një kopsht i shenjtë i lirisë, këtu ku prehen djemtë e këtij vendi të cilët u bënë themel i lirisë së Kosovës. Djemtë që janë këtu e prehen në paqe, heronjtë të Kosovës edhe shumë të tjerë që janë të gjallë së bashku 20 vjet më parë kanë vu trupat e tyre për lirinë e Kosovës dhe kanë mbrojtur mbi 85 mijë banorë të strehuar në këto male. Ne vijmë për të nderuar dhe vlerësuar jetën e veprën e tyre dhe për të quar mesazhin që liria e Kosovës nuk është falur, është paguar shtrenjtë. Dhe themelet e shtetit të Kosovës janë çdo kund ku ka varreza të dëshmorëve të cilët kanë dhënë më të shtrenjtën për të gëzuar ne lirinë, theksoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Numri i këshilltarëve, asistentëve e koordinatorëve të kabinetit Kurti arrin në 30 zyrtarë

Kabineti kryeministrit Kurti, përbëhet nga gati 30 persona të cilët angazhohen në këshillimin dhe menaxhimin …