Limaj në Rahovec: Frytet e premtimeve tona do të shihen në qershor

Limaj në Rahovec: Frytet e premtimeve tona do të shihen në qershor

Nisma për Kosovën ka hapur fushatën zgjedhore në komunën e Rahovecit. Kreu i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, duke i ofruar mbështetjen kandidatit Besnik Hoti për kryetar të Rahovecit,  tha se jemi para një momenti të rëndësishëm ku qytetarët në tërë Kosovën janë para vendimit se kush do t’i udhëheqë komunat e tyre për katër vite, duke shtuar se qytetarët e komunës së Rahovecit e kanë mundësinë për të ndryshuar. “Rastin dhe mundësinë çdo qytet e ka çdo katër vite dhe është keq që atë mundësi me lëshua dhe pas një jave me i ra pishman për zgjidhjen që e ke bërë. Qytetarët dhe zyrtarët duhet të jenë të përgjegjshëm, qytetarët për atë se çka do të zgjedhin, zyrtarët duhet të përcaktohen qartë pasi që marrja me punën lokale nuk është sezonale. Këta burra dhe gra kanë vendosur që të marrin përgjegjësi për të përmirësuar gjendjen në qytetin e tyre. Po ashtu kanë marrë përsipër të jenë zëri i atyre që i kanë votuar”, tha Limaj.

Limaj u zotua para qytetarëve të Rahovecit se frytet e premtimeve të tij do ti shohin në qershor, ku tha se nuk do të hyjë spec nga jashtë pa u harxhuar këta të Rahovecit njëherë. Ndërsa, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Besnik Hoti, tha se është një privilegj që si banor i Krushës të kandidojë nën siglën e nismës për komunën e Rahovecit. Ai tha se Rahoveci konsiderohet komuna tepër e çmuar për Kosovën, si bazë e furnizimit bujqësor për Kosovën. “Duke jetuar çdo ditë me ju, problemet në bujqësi, në infrastrukturë i di. Dhe unë kam një plan për të zgjidhur problemet e juaja. Jemi të lodhur nga njerëzit që më tepër kanë interes punët e veta sesa të qytetarëve. Ne jemi alternativa,  Nisma për Kosovën. Zotohem se do të jem në lartësinë e përgjegjësive për të zgjidhur këto probleme”, tha ai.

Hoti tha se subvencionet për këtë komunë kanë qenë minimale, derisa u zotua se do të ngrisë numrin e subvencioneve për fermerët. Ai premtoi krijimin e mjediseve të përshtatshme për fëmijë, shtrimin e rrugëve, përmirësimin e ujit të pijshëm, zgjerimin e hapësirave të ndriçimit, forumin ekonomik dhe forumin me diasporën. Po ashtu do të krijoi një departament për ekonomi dhe inovacion, renovimin e shkollave, krijimin e çerdheve për fëmijë, digjitalizimin e bibliotekave të Kosovës, punësimi në baza meritore dhe jo partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …