Limaj

Limaj: Për Demarkacionin do të gjendet një zgjidhje që respekton interesin e Kosovës dhe Malit të Zi

Zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se çështja e Demarkacionit do të përmbyllet gjatë këtij muaji. Ai ka thënë se në muajin janar do të gjendet një zgjidhje për Demarkacioni që respekton interesin e Kosovës dhe Malit të Zi. “Demarkacioni do të përmbyllet, unë pres që muajin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta kemi shumicën në Parlamentin e Kosovës për të përmbyllur këtë çështje. Demarkacioni do të jetë, do të jetë variant i cili do t’i respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë. Do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës po edhe nga miqtë tanë. Dhe përfundimisht ta mbyllim këtë temë”, ka deklaruar zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …