Lindita Nikolla

Lindita Nikolla mbanë mbledhjen e kryesisë lidhur me dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,  Lindita Nikolla ka thërritur mbledhjen e kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare për t’i vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Aty flitet se një personazh me profil të lartë politik i identifikuar me inicialet I.M., rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Burime bëjnë me dije Nikolla do takojë kryetarët e grupeve parlamentare veçmas në orare të ndryshme. Deri në këto momente, ka zhvilluar takimin me Ballën. Ndërkohë pritet të takojë edhe Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun. Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për të verifikuar edhe politikanët e lartë që dolën të pastër nga dy Komisionet në vitet ’90. Një ditë më parë, Bordi i Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të ndryshoi ligjin mbi dosjet në vend, për shkak se favorizon politikanët e lartë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nuk ndëshkohen nga të qenit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe akoma më keq mbrohen me një klauzolë të veçantë, nëse kanë kaluar “filtrin” e atij që quhej Komisioni Mezini dhe me pas Bezhani pas vitit 1997.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …