Lista Serbe

Lista Serbe do të largohet nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një zgjidhje kompromisi për targat

Lista Serbe sërish ka kërcënuar se do të largohet nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një zgjidhje kompromisi për targat dhe dokumentin e hyrje-daljes të Kosovës, sipas propozimit serb. Së pari  largohemi ne politikanët, e pastaj të gjithë me radhë, edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, edhe policia”, ka thënë Goran Rakiqi, gjatë një fjalimi për disa medie në veri të Kosovës. Me këtë veprim  Lista serbe  kërkon ta devalvojë në tërësi  dialogun e Brukselit. Lista Serbe edhe pse pjesë e institucioneve të Kosovës ka përsëritur se i ka dhënë mbështetje të plotë kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje kompromisi në 10 ditët e ardhshme, por me garanci se nuk do të lejohet, sikur paragjykohet, gjoja dëbimi i popullatës serbe  nga Kosova. Beogradi zyrtar është duke e kundërshtuar vendimin e fundit të Kosovës për t’u lëshuar dokument për hyrje-dalje atyre që posedojnë dokumente serbe pas hyrjes në Kosovë. Ata posaçërisht janë kundër faktit që një vendim i tillë të vlejë  për serbët në veri të Kosovës, ku janë katër komuna me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …