leoni

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti ka zgjedhur abstenimin përballë krizës më të rëndë që ka kapluar vendin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për ta ndihmuar vendin, që ta përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet. Ai ka shkruar se të dhënat për muajin korrik tregojnë se çmimet e ushqimit në Kosovë kanë qenë për 22 % më të larta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, përderisa të ardhurat e qytetarëve, kanë mbetur të njëjta me periudhën e para krizës e që në terma real, nënkupton një rënie të konsiderueshme të fuqisë blerëse. Krasniqi ka theksuar se Qeveria ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë që ka kapluar vendin. Në kohën kur të gjithë kishin sytë nga rritja e çmimeve, qytetarëve të Kosovës iu prezantua edhe një sfidë e re – ajo e reduktimeve të energjisë elektrike në mes të verës”, ka shkruar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …