Arbanë Q. Gashi: Intervistë me bijën e dëshmorit, Eduarda Avdi Kelmendi

Arbanë Q. Gashi: Intervistë me bijën e dëshmorit, Eduarda Avdi Kelmendi

RKL: Mirë se vini në Radion Kosova e Lirë, e nderuar Eduarda Avdi Kelmendi

Eduarda Avdi Kelmendi: Mirë se ju gjeta dhe kam kënaqësinë që po e bëj këtë intervistë me Ju.

RKL: E nderuar Eduarda, në çfarë  moshe ju ka lënë babai  juaj kur ka rënë dëshmor ?

Eduarda Avdi Kelmendi: Unë kam lindur pasi ka rënë babi dëshmor, pra nuk kam pas fatin ta njoh Babin, por të tjerët që kanë folur për babin, më kanë treguar se ai ishte i urtë e atdhedashës.

 RKL: Rënia  dëshmor, babit Tuaj Avdiut ishte humbje e madhe dhe e pa zëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Eduarda Avdi Kelmendi: Sigurisht se ishte humbje e madhe për bashkëluftëtarët dhe përgjithësisht për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne mbajmë kontakte me disa bashkëluftëtarë të Babit. Ata që zakonisht na vizitojnë janë: Safete Shala, Besnik Shala, Azem Veseli e  disa të tjerë.

RKL: E nderuar Eduarda, cili  është  mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë̈ e pasluftës?

Eduarda Avdi Kelmendi: Për mendimin tim nuk trajtohen në mënyrë meritore familjet e dëshmorëve, sepse ATA u flijuan për ne, andaj duhet të jenë më të kujdesshme qeveritë në raport me ne.

RKL: Cila është̈ përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Eduarda Avdi Kelmendi: Konkretisht kam pagën e babit që është miratuar vite më parë nga Qeveria Thaçi. Nga shoqëria kam përkrahjen morale, respektin dhe nderin që më bëjnë si bijë dëshmori.

RKL: A mendoni se po bëjmë̈ mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Eduarda Avdi Kelmendi: Jo, nuk kemi bërë mjaft, sepse kemi rastin e Mitrovicës Veriore. Kosova është ende e trazuar.

RKL: Si ndiheni për përvjetorët e kujtimeve për babanë?

Eduarda Avdi Kelmendi: Në përvjetorë ndihem krenare për veprën sublime te Babit, por edhe çdo ditë tjetër të jetës sime.

RKL: A ruani diçka të veçantë nga babai ndonjë relikt, letër apo shkrim te tij?

Eduarda Avdi Kelmendi: Kam vetëm një zingjir dore nga Babi, që e ka mbajtur ai vet, diçka tjetër fatkeqësisht nuk kam.

RKL: Ku jeni sot Ju, a studioni, a punoni?

Eduarda Avdi Kelmendi: Unë momentalisht jetoj në Prishtinë. Kam studiuar Arkitekturën. Kam marrë edhe disa zanate. Këtë vit mendoj të nis studimet për infermieri, sepse dua të ndihmoj sa më shumë njerëzit.

RKL: E nderuar Eduarda, të falënderojmë̈ se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet.

Eduarda Avdi Kelmendi: Faleminderit që më dhatë mundësinë të jem pjesë e intervistave Tuaja. Punë të mbarë.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …