Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Komunat kanë dorëzuar një padi të përbashkët kundër Ministrisë së Arsimit e Ministrisë së Shëndetësisë

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se të gjitha komunat kanë dorëzuar një padi të përbashkët kundër  Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë,  lidhur me çështjen e kontratave kolektive, pasi vlerësohet se dëmi që iu shkaktua komunave është rreth 35 milionë euro. Qëllimi kryesor i komunave është që këto mjete financiare të kthehen në buxhetet komunale, në mënyrë që këto mjete të gjejnë zbatim në shumë projekte kapitale, të cilat shkojnë në të mirën e qytetarëve”, ka thënë, Sazan  Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …