Llojd Ostin, ka kritikuar Kinën për agresionin e saj në Detin e Kinës Jugore dhe ndaj Tajvanit

Lloyd Austin, ka kritikuar Kinën për agresionin e saj në Detin e Kinës Jugore dhe ndaj Tajvanit

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, ka kritikuar Kinën për agresionin e saj në Detin e Kinës Jugore dhe ndaj Tajvanit, duke thënë se fokusi i tij është i përqendruar në përmirësimin e raporteve në Indo-Paqësor dhe në aftësinë ushtarake në një përpjekje për të “parandaluar këdo që bën gabimin për t’u përballur me ne”. Në fjalimin e tij të parë, mbi sigurinë në Azinë Juglindore dhe ngritjen e Kinës, shefi i Pentagonit tha se Amerika  është e përkushtuar për të siguruar një rajon të lirë, të hapur dhe të bazuar në rregulla dhe sulmoi Pekinin për mospërmbajtje në ato parime. “Pretendimi i Pekinit ndaj shumicës dërrmuese të Detit të Kinës Jugore nuk ka asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare”, tha gjenerali në pension i Ushtrisë amerikane,  gjatë një fjalimi në Singapor.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …