LR: Jeta e shqiptarëve në rrezik, nuk iu garantohet siguri institucionale

LR: Të dënohen huliganët maqedonas që sulmuan familjen Aliu nga Kumanova

Lëvizja për Reforma – PDSH ka reaguar ndaj aktit brutal ku një grup huliganësh sllavo-maqedonas kanë sulmuar familjen shqiptare Aliu, e cila po kryente shërbimet mjekësore në Spitalin e Kumanovës. Kjo bandë huliganësh fillimisht e kishte goditur familjen Aliu me makinë e më pas e kishte sulmuar fizikisht. Nga këto sulme, kjo familje ka pësuar lëndime të rënda fizike, ku më shumti ka pësuar fëmija 4-vjeçar i cili ndodhet në rrezik për jetë. Lëvizja për Reforma, e drejtuar nga Ziadin Sela ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që t’i arrestojnë huliganët maqedonas dhe t’i vënë para drejtësisë ata që shkaktuan këtë sulm shtazarak ndaj familjes Aliu nga Kumanova. Lëvizja për Reforma ka pyetur partinë shqiptare në pushtet, BDI, se përse nuk ka mbrojtur asnjëherë të vetme shqiptarët nga dhuna qoftë shtetërore qoftë ajo e huliganëve.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …