Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore ka kërkuar dorëheqjen e deputetes, Duda Bale, nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare, pasi ajo u shpreh kundër votimit të ndryshimeve në Kodin Civil, që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, pasi deputetja boshnjake tha se nuk del kundër fesë e as kundër vlerave familjare me të cilat është rritur. Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli propozimin e Luljeta Demollit për shkarkimin e saj e ka konsideruar të pavend dhe të nxituar. Pacolli tha se Duda Balje zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
