Lulzim Basha dhe ata të Tribunalit më kërkuan origjinalin e Masakrës së Krushës, që të më largojmë nga Shqipëria

Lulzim Basha dhe ata të Tribunalit më kërkuan origjinalin e Masakrës së Krushës, që të më largojmë nga Shqipëria

Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së Madhe dhe që akuzon Lulzim Bashën se ia ka marrë atë kasetë, ka rrëfyer në emisionin “Open” për ngjarjen.I ftuar në Open në Top Channel, Bellanica tregoi ekskluzivisht bisedën me Lulzim Bashën.

Ai thotë se Basha i është prezantuar si shqiptar nga Peja por i lindur në Tiranë, ndërsa i aknë kërkuar kasetën origjinale për ta larguar atë dhe familjen e tij nga Shqipëria në mënyrë që të mos rrezikonte jetën. “Atë natë kur u tranmetua nga BBC, pas një ore ka zbritur helikopteri në shtëpinë ku më ka çuar Dashamir Peza. Aty kanë qenë mbi 200 veta. Kanë zbritur 13 persona me emblemën e Gjykatës s ëHagës. Lulzim Basha më ka thirrur: “Milaim Bellnica a je aty”. Pronari më tha na morën më qafë. Zbrita poshtë, më tha a je Milaim Bellanica, na kushto pak kohë, për çështjen e luftës që kemi parë në television. Shkuam në një pjesë që ishte sallon dhe kuzhinë. E kanë marrë kasetën dhe e ka parë. “Kush të ka paguar për të bërë këtë incizim”, më pyeti Lulzim Basha. “E kam bërë për familjen time ta kenë si trashëgimi se cfarë bën armiku ndaj popullit tonë”, i thashë.

“Unë dua të më largoni nga Shqipëria u thashë. Më thanë më jepni origjinalin që të largojmë nga Shqipëria. Më thanë na e jep se ruhet më mirë në Tribunalin e Hagës.  Diku nga ora 9 filluam dhe deri në orën 6 zgjati procedura. Më kanë shtyrë të nënshkruaj dhe në secilën fletë nxorën nga një fotografi dhe e ngjitën. Gjatë gjithë bisedës që u bë, unë u binda që ata nuk besonin që masakrën e bënin serbët. Lulzim Basha është prezantuar dhe më tha jam nga Peja, i lindur në Shqipëri”, tha Bellanica. ( Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …