Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me Shtetet e Bashkuara është e obligueshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me Amerikën është e obligueshme. Abdixhiku, duke komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu se marrëveshja në Washington nuk ka vlerë juridike, ka qenë i shkurtë duke thënë se “kaq di i shkret, s’di më shumë”. Krejt kjo ngase, siç thotë ai marrëveshja është në interes të Kosovës. Për këtë dekoratë ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti duhet të demantojë deklaratën e Kryeziut për të mos rrezikuar marrëdhëniet me shtetin e fuqishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Ajo që ndodhi në Kuvend është maskaradë, duhet ta mbrojmë shtetin nga njerëzit që nuk kanë plan të ndalen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të …