Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku, krahason të dhëna e fakte pas arrestimit për drogë të asamblistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes Besnik Mujeci për kontrabandë me drogë. Ai  ka thënë se muaj më parë, Lëvizja Vetëvendosje kishte provuar me pazaret më të pabesueshme të mundshme, të përmbyste vullnetin e qytetarëve të Prishtinës, duke kapur ndërmarrjet publike të Kryeqytetit. Sot, derisa  një asambleist i tyre është arrestuar me plot 11 mijë doza narkotikësh në vlerë prej gjysmë milioni euro; si pjesë e një rrjeti që me linjat e autobusëve Prishtinë – Tiranë bartnin narkotikë në vazhdimësi; nuk ka se si të mos rikujtojmë insistimin e opozitës së Kryeqytetit, Lëvizjes Vetëvendosje, për ta vendosur të njëjtin asambleist, si aksionar në këtë Stacion. Jo Termokos, Prishtina Parking, NPB, Pallat të Rinisë apo dhe secilën ndërmarrje tjetër në Kryeqytet, por vetëm në Stacion; aty ku linjat e autobusëve niseshin për çdo ditë, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku …