Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiu: Çdo inxhinier e di se çmimi i rrymës kontraktohet e rezervohet, por këtë nuk e di Albini, që edhe vetë është inxhinier

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht,  atëherë le ta kthejë diplomën në universitet. Ai në fjalën e tij në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit nënvizoi se çmimet e rrymës mund të rezervohen.   “Jam i bindur se ai duhet ta dijë e nëse nuk e din si inxhinier ta kthejë diplomën menjëherë në universitet,  sepse çmimi i rrymës kontraktohet rezervohet. Çmimet fiksohen sikur se për grurin, naftën e çdo mall tjetër. Në treg mund të blesh energji elektrike me çmimet që nuk ndryshojnë por për të bërë një gjë të tillë duhet të veprosh në kohë jo i fundit në Evropë”, tha Abdixhiku. Kurti në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kishte thënë se  Qeveria nuk ka  mundur të blejë rrymë më herët për të shmangur krizën me energji,  pasi rryma nuk mund të konservohet në frigorifer.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …