leoni

Ulrike

Lunaçek: Asociacioni nuk mund të ketë fuqi ekzekutive

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në  Parlamentit Evropian, ka thënë se Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, por ai Asociacion nuk mund të ketë fuqi ekzekutive. “Asociacioni i Komunave Serbe është trup i bashkësisë lokale dhe duhet të merret me çështje lokale dhe nuk mund të ketë autorizime ekzekutive. Kështu thuhet në marrëveshje. Në Serbi ka përpjekje që AKS-ja të ketë mandat ekzekutiv, por kjo është e pamundur”, ka thënë Lunaçek në tryezën “Miqtë e Kosovës”, në Vjenë. Lunaçek ka folur edhe për kushtet e vëna nga përfaqësuesit e Listës Serbe. Ajo ka thënë se ka përshtypjen se përfaqësuesit e Listës Serbe që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës janë të lidhur me Beogradin më shumë se serbët që para tyre kanë qenë pjesë e kësaj qeverie.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …