Ulrike Lunacek

Lunaçek: E ardhmja e Kosovës është ngushtë e ndërlidhur dhe reciprokisht e kushtëzuar me Serbinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek, konsideron se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është ngushtë e ndërlidhur dhe reciprokisht e kushtëzuar, sipas saj të dyja vendet duhet të punojnë në avancimin marrëdhënieve. Lunaçek në portalin “Europian Western Balkans”, ka  tërhequr vërejtjen se Prishtina tani nuk duhet të fle në dafina, por duhet t’i intensifikojë përpjekjet lidhur me marrëdhëniet me Beogradin, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve arritur me dialog. Lunaçek, po ashtu ka thënë se është optimiste se Kuvendi i Kosovës do të përmbushë edhe dy kriteret e mbetura dhe kështu qytetarëve përfundimisht do t’iu mundësohet lëvizja e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …