leoni

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Qeveria e Kosovës do ta rishikojë formatin e bisedimeve me Serbinë

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se do ta rishikojmë edhe njëherë formatin e bisedimeve të Kosovës me Serbinë. Për mua është me rëndësi që të kemi sa më shumë përfshirje të të gjitha institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës edhe të Presidencës edhe të Kuvendit, por edhe shoqërisë civile në këtë proces. Të shohim mënyrën se si të përfshijmë parlamentin më shumë edhe në fazën përgatitore por edhe pasi që të kthehemi nga faza të ndryshme të dialogut në Bruksel, në mënyrë që pastaj vendimet që i marrim aty të jenë të pranueshme edhe për deputetët edhe për qytetarët”, është shprehur Mustafa për “Zërin e Amerikës”. Mustafa e ka akuzuar Beogradin se nuk po u qëndron zotimeve të shprehura në bisedime për të mos penguar procesin eurointegrues të Prishtinës. Serbia është zotuar se nuk do ta pengojë Kosovën dhe as Kosova Serbinë në proceset e integrimeve evropiane. Tani ne kishim një proces shumë konkret të anëtarësimit tonë në UEFA, që është një asociacion evropian i futbollit dhe në të cilin Serbia bëri çdo gjë që të na pengojë dhe për pak nuk ia arriti”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …