Lunaçek: Protestat dhe ndjenjat negative ndaj BE-së na krijojnë shumë vështirësi

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek ka kërkura nga Qeveria që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për t’i përmbushur kriteret e kërkuara. Në ditën kur Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme, Dimitris Avramapoulos, publikoi raportin me të cilin Kosovës i kërkohet ende shumë punë për ta fituar liberalizimin e shumëkërkuar,ajo ka thënë se sinjali i dhënë nga Brukseli ishte shumë i qartë. “Tani i përket qeverisë së Kosovës që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për t’i zbatuar kriteret e mbetura dhe t’i bindin ministrat e brendshëm të shteteve anëtare dhe Parlamentin Evropian që të pajtohen për heqjen e vizave”, ka thënë ajo. Lunacek, duke folur për mediet nuk i ka pritur mirë kritikat e ministrit, Hashim Thaçi rreth BE-së. Protestat dhe ndjenjat negative ndaj BE-së e bëjnë shumë të vështirë për mua dhe mbështetësit tjerë të Kosovës, që të punojmë për një imazh pozitiv, i cili është shumë i nevojshëm që Kosova përfundimisht ta marrë liberalizimin e vizave, ka deklaruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …