Mërgim Lushtaku

Lushtaku: PDK-ja për kandidatë për president të Kosovës ta propozoj Murat Jasharin

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se ka propozuar që kandidatë për president të jetë Murat Jashari. “Në këshillin drejtues kemi pasur një diskutim të brendshëm, çka është e vërteta është se unë kam thënë që duhet të dalim me një propozim me një kandidat unifikues siç është psh Murat Jashari ose me ndonjë profesor universitar pra me propozuar një kandidaturë unifikuese dhe kurrë s’kam thënë që duhet ta votojmë Vjosa Osmanin ajo nuk është e vërtetë. Kam thënë se duhet të propozohet një kandidat unifikues të gjithë spektrit politik që i duhet Kosovës në këto rrethana politike që janë krijuar që me i tejkaluar inatet partiake, ka deklaruar mes tjerash deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …