Lushtaku: Prokurori Blakaj mund të jetë kërcënuar nga pjesëtarët e brigadës së ashtuquajtur “Hasan Prishtina”

Lushtaku: Prokurori Blakaj mund të jetë kërcënuar nga pjesëtarët e brigadës së ashtuquajtur “Hasan Prishtina”

Ish eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nurtedin Lushtaku ka mohuar të ketë ekzistuar brigada e ashtuquajtur “Hasan Prishtina”. Ai ka shtuar më tutje se edhe kërcënimi i prokurorit Blkaj ka mundur të vij nga pjesëtarët e kësaj “Brigade” e cila është krijuar pas përfundimit të luftës çlirimtare. Ish eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nurtedin Lushtaku, pasi ka përkujtuar se ka qenë pjesëtar i orëve të para të Ushtrisi Çlirimtare të Kosovës dhe se për asnjë ditë nuk është larguar nga Kosova gjatë luftës çlirimtare, ai ka shkruar se prokurorit Blkaj i ka deklaruar se gjatë viteve të luftës, në Zonën Operative të Drenicës nuk ka ekzistuar asnjëherë ndonjë brigadë e quajtur “Hasan Prishtina”.

Kontrolloni gjithashtu

Andin Hoti: Serbia nuk po e zbaton deklaratën për personat e pagjetur, të nënshkruar me 2 maj të vitit të kaluar, në Bruksel

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Ukshin  Hoti deklaroi se Serbia nuk po …