Lushtaku: Sulmi i 21 janarit të vitit 1998 ndaj familjes Jashari i mobilizoi të gjithë për mbrojte të tokës arbërore

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit të vitit 1998 ndaj familjes Jashari i mobilizoi të gjithë për mbrojte të tokës arbërore

Më 22 janar 1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve. Synimi i tyre ishte kulla e Shaban Jasharit. Nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku pas homazheve tek varrezat e Jasharajve në Prekaz në shënim të 21 vjetorit të këtij sulmi në një prononcim për Tv Dielli ka thënë se sulmi i 21 janarit të  vitit 1998 e kujtojmë kur kulla e Jasharve u sulmua nga të gjitha anët prej forcave pushtuese serbe. Nga ai sulm mbeten të plagosura dy mbesat e Shaban Jasharit Iliriana dhe Selvetja. Ky sulm ndaj familjes Jashari i mobilizoi të gjithë për mbrojte të tokës arbërore.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …