Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale më 4 dhjetor në Hagë

Kadri Veseli thotë se taksa 100% e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk lëviz pa lëvizur Serbia

Kryekuvendari, Kadri Veseli, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, do të presë sot në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 për qind. Burimet thonë se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk lëviz pa lëvizur Serbia. Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100 për qind mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe për këtë është duke u përballur nga presioni amerikan. SHBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë Dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …