leoni

Halit Coka

Lutfi Coka Urime për 17 shkurtin Kosovë!

KËSHTJELLA E LIRISË

 

 

 

Kosovë prej gurësh të Ilirisë,

 

Kosovë prej gjakut të rinisë

 

Kosovë prej eshtrash të shqiptarëve

 

Kosovë prej kafkash të luftëtarëve

 

Kosovë prej betoni e qëndrese

 

Kosovë prej hekuri e bese.

 

 

 

Kosovë prej fëmijësh të vrarë në djep

 

Kosovë prej grash të dhunuara në vek

 

Kosovë prej foshnjash të mbytura në bark

 

Kosovë prej burrash të varur në lak

 

Kosovë prej flamujve të përgjakur

 

Kosovë prej tokës së përflakur.

 

 

 

Kosovë prej shpirtit të dëshmorëve

 

Kosovë prej dasmash e dasmorëve

 

Kosovë prej brezash të baballarëve

 

Kosovë prej gjoksesh të flamurtarëve.

 

 

 

Kosovë prej kullash të rrënuara

 

Kosovë prej fisesh të dëbuar

 

Kosovë prej librave të djegura

 

Kosovë prej lëkurave të rrjepura.

 

 

 

Kosovë prej luftërash e përpjekjesh

 

Kosovë prej zvarritjesh e marshimesh

 

Kosovë prej rëniesh dhe ngritjesh

 

Kosovë prej tërheqjesh e shtegtimesh.

 

 

 

Kosovë prej zemrash e bujarie

 

Kosovë prej betimi e besnikërie

 

Kosovë prej drite e dashurie

 

Kosovë prej nderi e fisnikërie.

 

 

 

Kosovë me themele në tokën arbërore

 

Kosovë me majat lartësive qiellore

 

Kosovë me bedenat e shqiptarisë

 

Kosovë e përjetshme, kështjella e lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …