Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Rezoluta për Kosovën Lindore nuk është mirë që të sillet në kuvend, sepse sërish e përçanë Kuvendin

Kryetari komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, në emisionin tha se pritet të ndodhin zhvillime të mëdha në Kosovë, por tani për tani beson se nuk është mirë që në Kuvendin e Kosovës të dërgohet dhe një rezolutë e katërt për Kosovën Lindore pasi do të mund të krijonte përçarje në Kuvend. “Gjithçka pritet të ndodh. Në vitin 2013 kur e kam sponsoruar me një grup të deputetëve rezolutën e Kuvendit për të drejta politike shqiptarë e Preshevës dhe Bujanovcit, atëherë presidenti apo kryeministri i atëhershëm ka kërkuar nga LDK-ja të distancohen, por ja që tash është me një proces krejt tjetër dhe për çudi të tjerët po kërkojnë që të distancohen dhe pse po frikohen nga mundësia e korrigjimit të kufirit që çon drejt realizimit të drejtave të shqiptarëve në lindjen e Kosovës. Një rezolutë e tillë nuk është e mirë që të sillet në kuvend, sepse e përçan  Kuvendin prapë.  E kemi një rezolutë të 2013 të miratuar në Kuvend. Tutje janë dy rezoluta në pritje që për shkak të veprimeve politike nuk kanë kuorum. Nuk kisha thënë që të dërgohej një rezolutë e re në Kuvend pasi do të krijonte përçarje”, ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …