Shkollë

Lutolli: Fëmijët me sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në shkolla dhe çerdhe

Pediatri , Ismail Lutolli ka bërë thirrje që fëmijët me sëmundje kronike nuk duhet të kthehen në shkolla dhe çerdhe. Kjo pasi që sipas tij, kjo kategori rrezikohen më shumë nga infeksioni Covid 19, është cituar të ketë deklaruar pediatri, Ismail Lutolli. Ai ka shtuar më tutje se shkollat duhet të hapen, duke i respektuar rregullat dhe rekomandimet. Nuk mund të bllokohet as procesi mesimor e as shteti. Mësimi online është mënyra më e lehtë, por e vështirë për prindërit dhe nxënësit, ka thënë në mes tjerash pediatri, Ismail Lutolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …