Të zhdukurit

Grajçevci: Për fatin e të rrëmbyerve gjatë luftës dhe vend ndodhjen e tyre më së miri e di Serbia

Kryetar i Këshillit koordinues i Asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur, Ahmet Graiçevci ka thënë se për fatin e të rrëmbyerve gjatë luftës dhe vend ndodhjen e tyre më së miri e di Serbia. Ai ka theksuar se sa i përket procesit të të zhdukurve, adresa është Beogradi sepse të gjithë trupat i ka marrë të gjallë, dhe të gjallë janë diku në Serbi. Për ne si këshill koordinues, si familjarë është e mirë të dimë rrugëtimin e tyre, vendndodhjen e tyre dhe përfundimin e tyre. Këtë më së miri e di vet pushteti okupues serb, ka theksuar Kryetar i Këshillit koordinues i Asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur, Ahmet Graiçevci. Ndërkohë, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka thënë se vetëm me një presion të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia mund të jetë më e gatshme të ofrojë informatat mbi të cilat ne do të mund do të mund të mësonin fatin dhe vendndodhjen e 1640 personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …