Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

M.Krasniqi: Adem Demaçi ishte artikulimi më i lartë i mendimit e vizionit të lirisë, guximtar, vetëmohues, paqësor, simbol i rezistencës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 4- vjetorin e vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçit, ka bërë homazhe te varri i tij, duke e cilësuar Demaçin si të pathyeshmin e kombit shqiptar. Memli Krasniqi, duke e shtjelluar figurën emblematike të Demaçit sipas teorisë “karakteri është fuqi”, të autorit amerikan, Booker T. Washington është shprehur se Adem Demaçi ishte artikulimi më i lartë i mendimit e vizionit të lirisë, guximtar, vetëmohues, paqësor dhe simbol i rezistencës, i cili ka arritur  të jetë i pranishëm kudo dhe të çdokush, përtej nivelit normal ose fizik.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Katër vjet pa Adem Demaçin – “të pathyeshmin” e kombit! “Karakteri është fuqi” – thotë autori dhe edukuesi amerikan, Booker T. Washington.

E, në gjashtë virtytet kryesore të karakterit të fortë, të ditur e të pathyeshëm, Adem Demaçi e shënjon secilën prej tyre me sukses të pakrahasueshëm. Nëse flasim për virtytin e parë, mençurinë dhe diturinë, Adem Demaçi, i cili u botua kur ishte vetëm 22 vjeç, qysh herët e përdori atë për t’u pozicionuar përjetësisht në një kauzë, e cila, përtej gjithçkaje, ishte artikulimi më i lartë i mendimit e vizionit – Lirinë e popullit të tij!

Nëse flasim për guximin – të gjitha i tregon fotografia e bashkëngjitur. Mënyrën se si ai ka jetuar, pa frikë, gjithmonë i gatshëm dhe vullnetar për të thënë atë që mendon e për të bërë atë që askush tjetër nuk guxonte, pavarësisht pasojave.

Nëse flasim për njerëzinë – Adem Demaçi, njeriu i drejtë, fituesi i Çmimit “Saharov”, nuk kishte armiq e as nuk ishte në luftë me askënd. Ai, më shumë se sa për vete, kërkonte lirinë për popullin e tij. Një altruist i pashoq, i cili, për vendin dhe popullin e tij, një të tretën e jetës e kaloi në vetmi. Më 14 dhjetor 1995, bacës Adem i është dhënë çmimi “Leo Eitinger” për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Oslos.

Nëse flasim drejtësinë – si tjetër virtyt i lartë i një karakteri të fortë, Baca Adem nuk priti asnjëherë asgjë prej askujt. Drejtësisë, në mënyrën që ai e njihte dhe e cila e dinte se herët ose vonë do të vij edhe për të dhe Kosovën, ia kushtoi një jetë me aktivitet. “Unë jam kundër idesë së hakmarrjes, sepse kam mjaft hesape për të zgjidhur, por nuk dua t’i zgjidh. Unë dua t’ia kthej shpinën hakmarrjes”, thoshte baca Adem. I nominuar për çmimin Nobel për Paqe, në shtator të vitit 1994 nga pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë.

Nëse flasim për qëndrueshmërinë – 28 vjet burg padrejtësie, por asnjëherë nuk u thye. Kokën lartë, mendjen e freskët e fjalët gjithmonë të gatshme për të shpuar një sistem të tërë diktatorial, respresiv e kriminal. Me meritë, në historinë e vendit tonë, Adem Demaçi do të njihet përgjithmonë si “Simboli i Rezistencës Kombëtare”!

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …