Pandeli Majko

Majko: Biznesmenët nuk lejojnë ta hapim kufirin e Shqipërisë me Kosovën

Ministri i Shqipërisë për Diasporën, Pandeli Majko, ka  zbuluar arsyen që e pengon lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe që praktikisht i bën marrëdhëniet mes dy vendeve të mbeten në nivelin fillestar. Në një intervistë për RTSH, Pandeli Majko ka  thënë se janë bizneset ato që po pengojnë lëvizjen e lirë mes dy vendeve pasi po u druhen uljes së çmimit të mallrave. Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi. Sikur ta vendoste në fokus të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit, që biznesi po i bën politikës, është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo është në nivelin e krimit”, tha Majko.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …