Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës: Me Gjykatën Speciale nuk bën të luhen lojëra të tilla për përfitime personale e politike

Zyra e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, përmes një përgjigje me shkrim, ka reaguar kundër deklaratave se Qeveria e Kosovës do të duhej të  procedonte në Parlament një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Qeveria nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se përkrah nismën e deputetëve për shfuqizimin i Speciales. Kanë thënë, po ashtu, se me Gjykatën Speciale nuk bën të luhen lojëra të tilla për përfitime personale e politike. Nuk komentojmë deklarata të liderëve të partive politike për çështje të këtilla. Ne respektojmë nismën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Temat e këtilla të ndjeshme nuk duhet të shërbejnë për lojëra dhe përfitime personale e politike, thuhet në një kumtesë të Zyrës së Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …