Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari i kësaj komune, Vesel Krasniqi, thotë për mediet se malishevasit po persekutohen nga qeveria Kurti.  Ne kemi bërë edhe deklaratat tona komuna e Malishevës nuk është mbështetur me asnjë projekt edhe për vitin 2024. Kemi pas një shumë solide në vitin 2023 dikund rreth 100 mijë euro, ndërsa për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë projekt as një cent deri më tani. Kemi pas thirrje nga ministrat e linjës për bashkëfinancim të projekteve të caktuara. Ne vazhdimisht edhe vitin e kaluar edhe këtë vit kemi dorëzuar projekte mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre, kjo shihet një luftë e brendshme politike ndaj komunës së Malishevës dhe disa komunave tjera të cilat nuk udhëhiqen nga VV. Mendoj se është një përsekutim i komunës së qytetarëve të Malishevës në këtë rast sepse edhe ata janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe ata i paguajn taksa, tatime këtij vendi qoftë nga fusha e biznesit apo si qytetarë dhe sigurisht se Qeveria e Kosovës do i trajtojë të barabartë të gjitha komunat dhe gjithë qytetarët e Republikës së saj”, thotë Vesel Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …