Nicolas

Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, jashtëligjshëm i mban dy vende të punës, avokati kërkon përjashtimin e tij

Gjyqtari francez, Nicolas Gyiju, është gjyqtar i procedurës paraprake në rastin kundër krerëve të UÇK-së dhe në të gjitha rastet e arrestimeve dhe bastisjeve nga Prokuroria e Speciales. Ai kohë më parë u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Pavarësisht se e ka marrë edhe detyrën e re, ai po e vazhdon angazhimin e tij në Gjykatën Speciale. Ishte dhjetori i vitit 2023 kur Gjykata Speciale njoftoi se njëri nga gjyqtarët më të njohur të këtij institucioni po largohej nga Specialja. Kjo pasi ai ishte përzgjedhur për gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Pavarësisht se që nga 8 marsi 2024 Nicolas Guillou është betuar si gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ai po e vazhdon aktivitetin e tij edhe në Dhomat e Specializuara të Hagës. Kjo vërtetohet edhe nga një njoftim i Speciales rreth një aktiviteti të mbajtur më 15 mars, ku shihet edhe Guillou.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …