Malisheva prej sot është nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë

Nga dita e sotme, edhe zyrtarisht i tërë qyteti i Malishevës dhe hyrje daljet e saj, janë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë. Kjo është bërë e mundur pas realizimit të projektit nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Malishevë. “Realizimi i këtij projekti, besoj që do të ndihmoj edhe punën e policisë në mbajtjen e rendit dhe sigurisë në qytet, si dhe organeve komunale, për menaxhimin e situatave të ndryshme të emergjencave”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përurimit të video kamerave dhe tërë projektit. Edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Hazir Berisha, e ka vlerësuar lartë këtë projekt të Komunës së Malishevës, pasi kjo do të ndihmoj edhe policinë në menaxhimin dhe vëzhgimin e situatave të ndryshme, që lidhen me sigurinë. Sipas menaxherit të projektit, Halit Mazreku, ky projekt ka kushtuar rreth 30 mijë euro, ndërsa qëllimi i projektit është shumë dimensional, duke filluar nga ngritja e nivelit të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe pasurisë së tyre,  preventiva, zbulimi i shpejt i rasteve të veprave të ndryshme penale, pastaj ndihmon edhe sistemin e drejtësisë në procedimin më të shpejtë të lëndëve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …