Malisheva shprehet e gatshme t’i pres investitorët Gjerman

Pasi u bë  Komuna e Malishevës me Zonë Ekonomike, interesimi i investitorëve të huaj për të investuar ka filluar të rritet. Një interesim të tillë ka shprehur edhe investitori gjerman Patrik Jung, në bashkëpunim me  biznesmeni shqiptar, Milaim Zogaj, për mes Kompanisë Bauunternehmen GMBH me seli në Dortmund, që  me produktet e veta, në fushën e energjisë Solare të përgatitet në një të ardhme të afërme për investime në Malishevë. Kryetari i Komunës, Ragip Begaj dhe nënkryetari, Hajdin Berisha, priten në takim pune, biznesmenin gjerman, Patrik Jung dhe përfaqësuesin e Kompanisë Bauunternehmen GMBH me seli në Dortmund Milaim Zogaj. Begaj, “shprehi gatishmërinë, që si institucione komunale t’u ofrojnë lehtësira në sigurimin e hapësirave dhe të infrastrukturës adekuate për ta zhvilluar biznesin në fjalë si dhe do t’u ofrojmë gjithë potencialet njerëzore që kemi, më qëllimin,  rritjen e mirëqenies ekonomike për qytetarët tanë”. Investitorët kërkuan Partneritet Publiko- Privat, për arsye të sigurisë më të mirë. Krejt në përmbyllje të takimit, mbet, që  të dyja palët të fillojnë me përgatitjen e dokumenteve dhe të fillojnë me procedurat e nevojshme ligjore, për të parë mundësinë e investimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …