Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Deklaratë e kryetarit të Komunës së Skenderajt, lidhur me shqetësimet e banorëve të fshatit Çirez

“Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e fshatit Çirez, lidhur me aktivitetin e gurthyesit në këtë fshat, i cili, sipas banorëve, po rrezikon jetën e tyre dhe po e ndot ambientin, ne si Komunë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që kemi, për të gjetur një zgjidhje dhe për të tejkaluar situatën e paraqitur, ka thënë kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Pa i dhënë konotacion politik këtij problemi, do të jam përkrah banorëve të fshatit Çirez, dhe do të bëjë ç’është e mundshme në bazë të autorizimeve që kam, që problemin në fjalë ta zgjidhim sa më shpejt që është e mundur. Komuna e Skenderajt është në pritje të vlerësimit nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët kanë dal në terren për të parë nga afër situatën. Si kryetar i Komunës, pa asnjë dyshim, do të jem në krah të banorëve dhe problemeve që ata kanë” është shprehur kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …