Malisheva sot, një i shëruar me COVID-19 dhe dy persona rezultuan negativ pas testimit me COVID-19

Malisheva edhe sot nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me koronavirus. Por lajm i mirë është konfirmuar pak më parë në shpalljen e rezultateve të publikuara nga IKSHPK. Në këtë publikim të rezultateve të analizave të testeve për COVID-19, rezultoi një person i shëruar dhe dy persona rezultuan negativ, për ditën e sotme 17 korrik 2020, sipas konfirmimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në komunikim të drejtpërdrejt me IKSHPK-në. Edhe sot, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVOD-19 në Malishevë, është duke punuar 24 orë në ditë, duke e përcjellë situatën, dhe sipas nevojës edhe duke intervenuar në ofrimin e shërbimeve për të gjithë ata që kanë nevojë, e në veçanti për rastet aktive të prekura me COVID-19. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 78 janë shëruar, 12 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Nura dhe zv. Ministri Hysen Durmishi nënshkruan memorandum bashkëfinancimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, …