leoni

Mamografi mobil vendoset në oborrin e QKMF-së në Kaçanik

Në Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Kaçanik, tashmë ka arritur mamografi mobil. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kaçanik, njofton se nga e dita e martë do të fillohet me kontrollet e para duke filluar nga ora 09:00 ku do të ofrohet shërbimi i diagnostikimit falas me mamograf mobil për femrat e komunës së Kaçanikut. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Diana Reka njoftoi se ky aktivitet është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa është iniciuar nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës. Drejtoresha Reka njoftoi se mamografi mobil do të qëndroj për një kohë në Komunën e Kaçanikut dhe do të diagnostifikohen të gjitha femrat që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e kësaj kontrolle falas, por mbi moshën 40 vjeçare si dhe duhet të kenë me vete ndonjë dokument identifikimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …