Lukas Mandl: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave por është bllokuar për arsye politike

Mandl: Serbia po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetet fqinje më të vegjël

Duke folur për situatën në Ballkan, Evropë dhe me gjerë pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl ka thënë se për shkak të situatës së krijuar, Bashkimi Evropian të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Ai ka shtuar më tutje se tani ka shumë deziformata dhe se 60 për qind të tyre e kanë burimin në Kremlin. Eurodetuteti, Lukas Mandl ka shtuar më tutje se dezinformatat ruse në Evropë kanë për qëllim të ndajnë dhe të dobësojnë Evropën dhe evropianët. Ndërsa duke folur për ndikimin e Rusisë në Ballkan, ai ka theksuar se Serbia po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetet fqinje më të vegjël. “Që nga fillimi i luftës, Serbia po tregon simpati për Kremlinin dhe ende po kërcënon shtetin e saj më të vogël fqinj, Republikën e Kosovës, shtetin më të ri të Evropës. Sjellja e lidershipit serb është irrituese – veçanërisht pasi BE-ja ka qenë donatori më i madh për Serbinë për dekada dhe BE-ja e ka llogaritur Serbinë si një vend kandidat për anëtarësim. Përderisa çdo gjë i është dhënë, Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë në këto kohë. Kjo është edhe arsyeja pse Serbia luan një rol negativ në Ballkanin Perëndimor për momentin” ka deklaruar mes tjerash deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl gjatë intervistës për “The Geopost”.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …