Maqedonci: Bazat operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë së Serbisë përreth kufirit me Kosovën janë një kërcënim i vazhdueshëm për vendin tonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se bazat operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë së serbisë përreth kufirit me Kosovën janë një kërcënim i vazhdueshëm për vendin tonë. ai ka theksuar më tutje se kemi një dislokim enorm të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në jugë të Serbisë. “48 bazat e përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe janë një kërcënim i vazhdueshëm për vendin tonë edhe për faktin që këto 48 baza janë në afërsi të kufirit me territorin e vendit tonë, pra janë diku prej 300 metra deri në 5 kilometra nga vija kufitare e Kosovës dhe janë të drejtuara armiqësisht kundër territorit të vendit tonë. Përveç këtyre 48 bazave, është për tu theksuar edhe fakti që 3 nga 4 brigadat e ushtrisë serbe janë të dislokuara në jug të territorit të Serbisë, dhe ato të drejtuara armiqësisht kundër territorit të vendit tonë. Duke i shtuar kësaj edhe veprimet e fundit që janë ndërmarrë nga grupe të armatosura paramilitare të udhëzuara nga strukturat e sigurisë së Serbisë, ky rrezik është shumë i lartë” ka deklaruar për “The Geopost” ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …