Qindra persona janë arrestuar në Rusi derisa po bënin homazhe për liderin opozitar, Aleksei Navalny

Një grup për të drejtat e njeriut në Rusi, ka njoftuar për qindra qytetar të arrestuar derisa ata po bënin homazhe për liderin opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik. Radio Evropa e Lirë njofton se vdekja e papritur e Navalnyt, 47 vjeç, ishte një goditje e fuqishme për shumë rusë, të cilët kishin varur shpresat për të ardhmen te rivali më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin. Navalny kishte qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj Kremlinit, edhe pasi i kishte shpëtuar një helmimi me agjent nervor dhe ishte dënuar me disa vjet burgim. Në dhjetëra qytete, policia arrestoi 401 persona deri të shtunën mbrëma, tha grupi për të drejtat e njeriut OVD-Info. Ky grup mbledh informacione për arrestimet politike dhe ofron ndihmë ligjore për të arrestuarit. Mbi 200 persona u arrestuan në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh në Rusi, tha grupi. Në mesin e të arrestuarve është edhe Grigory Mikhnov-Voitenko, prift i Kishës Ortodokse Apostolike, që është një grup fetar i pavarur nga Kisha Ortodokse Ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …