Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Maqedonci: FSK është e gatshme për çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ballafaqohet me çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend. Ai i ka deklaruar agjencinë së lajmeve “Anadolu” se vendosja e shumë njësive ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën paraqet rrezik, derisa theksoi se ushtria dhe xhandarmëria serbe kanë 48 baza operative në afërsi të kufirit me Kosovën. “Duke i shtuar kësaj militarizimin e ushtrisë dhe Serbisë në përgjithësi, ku vlen të theksohet blerja e sistemeve të ndryshme të armatimit nga Kina, Rusia, madje edhe Irani, e shohim këtë si një kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë në Republikën e Kosovës por edhe në vendet e tjera përreth. Kjo gjë thuhet haptas. Kemi pasur deklaratat e fundit të presidentit Vuçiq se Serbia pret një moment të favorshëm për të marrë veprime ushtarake kundër Kosovës, por kjo na jep të dimë se duhet t’i zhvillojmë kapacitetet tona dhe të ndërtojmë ushtrinë tonë jo vetëm për të përballuar këtë kërcënim, por edhe për t’u ballafaquar me kërcënime të tjera që cenojnë sigurinë dhe territorin e vendit tonë”, ka thënë mes tjerash, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …