Zelenski: Për ta ndalur ofensivën më të fundit të Rusisë, Ukraina duhet të përgatitë numër të madh ushtarësh

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se për ta ndalur ofensivën më të fundit të Rusisë, Ukraina duhet ta përgatitë numër të madh ushtarësh, përfshirë rezervistë. Ai ka shtuar më tutje se duhet të përgatiten brigada për t’i zëvendësuar ata që janë duke luftuar tani dhe shtoi se kjo nënkupton se një numër i madh i rezervistëve duhet të jenë të gatshëm. “Rezervat nuk përbëhen vetëm nga gra dhe burra të rinj, por nga njerëz me përvojë të cilët kanë kryer stërvitje ushtarake dhe kanë përvojë në luftime” ka theksuar presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ai ka shtuar më tutje se gjendja në vijën e frontit është e vështirë, por e qëndrueshme dhe ka shtuar se ushtria e Ukrainës po ja del me sukses t’i zbraps sulmet e shumta të ushtrisë së Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …