Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi ka kërkuar nga ministri Murati që komunave t’u barten paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që komunave t’u barten paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake. Ai ka shkruar se në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve komunal për buxhet dhe financa në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, u ngrit shqetësimi nga komunat që bartja e të hyrave vetjake ende nuk është realizuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. “Bazuar në Ligjin 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 komunat do pranojnë mjetet nga të hyrat vetjake me automatizëm, pra pa qenë nevoja që të merren vendimet në Kuvendet Komunale. Pse nuk po ndodhë kjo? Është muaji prill dhe ende asnjë komunë nuk I ka pranuar mjetet buxhetore të cilat me ligj I takojnë Komunave. Pse nuk po i bartni mjetet te komunat? Ato mjete janë të Komunave” ka shkruar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Emisari Special i BE-së, Lajcak, diskuton me drejtorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Amerikës për Evropën, Majk Carpenter

Emisari Special i Bashkimit Europian për dialogun në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, ka mbajtur një …