LDK

LDK: Rritja e tenderëve sekret gjatë këtij mandati është shumë shqetësues për shkak të keqpërdorimit të parasë publike

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka konsideruar tejet shqetësuese rritjen e tenderëve sekret gjatë këtij mandati është shumë shqetësues për shkak të keqpërdorimit të parasë publike. Ky subjekt politik i ka quajtur të pavërteta deklaratat nga ana e Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin. “LDK vlerëson se është e domosdoshme të sqarohet përdorimi i parasë publike, përderisa paaftësia qeverisëse po i kushton qytetarëve tanë. LDK propagandën e kësaj Qeverie e demaskon me publikimin e shifrave zyrtare, në këtë rast sipas listave nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. LDK është duke e përcjellur me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit të cilët po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta, e me çdo kusht po shfrytëzojnë propagandën sepse kaq dinë; pra janë të aftë vetëm për propagandë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …