Margarita Xhepa: Drita Agolli ishte një regjisore e rrallë, ashtu sikur edhe: Zina Andri, Xhanfise Keko, Driada Dervishi, Alma Doresi

Margarita Xhepa: Drita Agolli ishte një regjisore e rrallë, ashtu sikur edhe: Zina Andri, Xhanfise Keko, Driada Dervishi, Alma Doresi

“I paemri” libri i aktores, regjisoresh dhe pedagoges së njohur shqiptare Drita Agolli u prezantua para disa ditësh në ribotimin e tij në hollin e Universitetit të Arteve, mes familjarësh, kolegësh, pedagogëve, ish-studentëve të saj dhe njerëzve të skenës. Në 1954 Drita Agolli ndoqi studimet e larta ne Institutin e Arteve të Bukura në Bukuresht, për skenografi dhe kostume teatri. Në shtator të 1956 vijon studimet e larta në ish Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Artit Dramatik të Moskës për regji teatri. Pasi diplomohet në 1960 emërohet në Teatrin Popullor, si aktore, por pas vitit 1963, tashmë regjisore në Teatrin Kombëtar. Ka vënë në skenë disa pjesë të suksesshme të dramaturgjisë botërore dhe kombëtare. Për herë të parë u prezantua dhe bursa “Drita Agolli”, akorduar nga familja për studentin më të mirë të regjisë. Por në këtë bisedë Xhepa sjell për lexuesin disa nga gratë regjisore dhe punën e tyre të përkushtuar.

 

 

Ju keni punuar me regjisoren Drita Agollin, çfarë impresionesh ruani nga puna e saj?

 

 

 

Këto ditë u përkujtua e madhja Drita Agolli! Unë kam pasur fatin të punoj me atë grua. Më ka ngelur në mendje pasioni i saj për artin. Ishte një grua me personalitet. Krijonte marrëdhënie të mira me shoqet. Punonte me dashuri, me përkushtim, ka vënë disa pjesë në skenë me shumë sukses. Në pjesën Luiza Miler, ishte vendi ku bëri një përshtatje dhe një formë tjetër me fantazinë e saj dhe bëri një shfaqje ku edhe rolet i ndau shumë bukur. Nuk harroj marrëdhëniet se si kemi punuar me atë grua ku gjithsecila thonte mendimet e veta dhe së bashku i rrihnim këto mendime me regjizoren dhe ajo me dashuri dhe mirësi pranonte. Nuk harroj “Lumin e Vdekur”, atë pjesë, nga romani i Jakov Xoxes ku kishte disa karaktere. Një punë madhështore është bërë me atë vepër. Urealizua me një dekor të mrekullueshëm dhe në sajë të një pune të madhe ku çdo aktor solli të veçantën e vet deri tek Reshat Arbana, që kishte rolin kryesor por dhe të gjithë rolet e vogla. Rolet e karakterit ishin me nivel të lartë siç ishin prifti dhe priftëresha ku luajti  Marika Kallamata që ishin dy role karakteresh të spikatura shumë të bukura. Unë në këtë pjesë kisha rolin e Dafinës. Një grua, një nënë e re që i mbytet në lumin e vdekur djali 8 vjeç. Atëherë ishim dhe me dublante ku një rol e bënin dy aktorë. Unë isha me Pavlina Manin. Në xhirime bëhej një punë masive ku gjithsecila nxirrte rolin me këndvështrimin e saj të veçantë. “Lumin e vdekur” e kemi  dhënë në disa qytete dhe e kemi  ende të inçizuar dhe na ka mbetur si një kujtim i bukur jo vetëm për Jakov Xoxën, por edhe për ne. Ka qenë dhe puna e bukur e regjisores Drita Agolli. Ajo ka qenë dhe petagoge në akademinë e Arteve. Kam dëgjuar nga shumë studentë se ajo punonte me shumë dashuri dhe shumë kujdes dhe ka mbetur në memorien tonë shumë e respektuar.

 

 

-Por dihet tashmë se ka shumë gra të tjera regjisore sin ë atë system edhe sot që kanë lënë gjurmë. Madje mund të krahasohen me regjisorët meshkuj?

 

Po, e vërtetë. Ka pasur regjisore femra të talentuara përvecc Dritës. Po kujtoj dhe Zina Hadrin që kaq qenë në teatër. Zina Andri ishte aktore në Bashkimin Sovjetik dhe kur erdhi këtu  ajo kishte fantazi dhe vuri disa pjesë në teatër. Unë kam punuar në 3-4 pjesë si në Majlinda e Xhemal Brojës, ku tregonte se si ishte prishur personaliteti i kësaj gruaje dhe se si luftonte ajo për këtë personalitet.

 

E dyta ka qenë Mashenga. Tregohet se si kjo vajzë jetime që e kishte braktis e ëma dhe më vonë vjen e takon ta afrojë. Por vetë ajo ka punuar dhe luftuar me shumë sinqeritet. Dëshira e saj për dije ka qenë shumë e madhe.

Zina Andri ishte një regjizore me një fantazi të madhe, e shkathët e dashur dhe u bënte një me aktoret. Ishte një grua e këndëshme. E them këtë sepse ne kemi pasur regjisore gra (femra), jo vetëm Drita Agollin por edhe Zinën por edhe Xhanfise Kekon një regjizore në Kinostudio, që ka punuar dhe ka lënë disa filma shumë të bukur për fëmijë. Ishte e lindur për këtë regji përt fëmijtë. Ajo punonte me shumë kujdes jo vetëm si regjisore, por me një durim nëne. Xhanfise Keko është vlerësuar edhe jashtë shtetit për këto fima dhe jo vetëm këtu te ne. Të gëzon fakti se ka edhe regjizore të reja.

 

 

 

-Mund të na përmendësh ndonjë nga regjisoret e reja?

 

Unë jam e emocionuar shumë dhe kam  punuar këto kohët e fundit me një regjisore të re grua siç është Driada Dervishi. Ajo kishte marrë një pjesë me monologje të dramaturgëve të huaj, me temë për dhunën ndaj vajzave të reja dhe unë kisha një rol në atë pjesë si kryetare e azilit, por që m’u kujtuan mbresat e regjizoreve gra më përpara. 

 

. I kujtoj me respektë këto regjisore. Po lënë gjurmë. Nuk është e lehtë të lesh gjurmë në regji. Pra kanë dalë dhe regjizore të reja si Driada Dervishi që e mori pjesën me 8 aktore të reja dhe për një kohë shumë të shkurtër me rastin e 8 marsit e vuri në skenë. Këtë pjesë kaq interesante dhe bashkëkohore e kemi dhënë dhe në qytete të tjera, ku shikohet se si dhuna dominon dhe respekti dhe dashuria mungon ndaj grave. Më bën përshtypje që kjo vajzë e re ka dhënë disa shfaqje me shumë sukses dhe ka marrë edhe çmime. Dhe ka filluar dhe një projekt tjetër. Shfaqjet që ka dhënë Driana Dervishi në Durrës dhe në vende të  tjera kanë lënë gjurmë te spektatori. Ajo kalon nga shfaqja në shfaqe.

 

Edhe Alma Doresi është regjisore shumë e mirë në zbërthimin e karaktereve dhe të skenës. Dhe jam e kënaqur që kontribuon në regji nga gjinia femërore. Regjia ka përgjegjësi të madhe se do të merret me dekoret, me zbërthimin e pjesës dhe të karaktereve, me muzikën. Regjia është i zoti i shfaqjes. Duhet ta unifikojë shfaqjen me të gjitha elementët. Ka shumë seksione një shfaqje. Na vjen mirë që këto femra me diapazon të gjërë japin shfaqje shumë dinjitoze. Unë i përgëzoj dhe jam e emocionuar dhe flas me kënaqësi dhe me shumë dashuri për këto vajza të reja që po i japin regjizurës shqiptare një fytyrë të re. Dimensionet e tyre në formim poi  shpalosin më së miri në shfaqje me nivel.

 

Intervistoi: Albert Z. Zholi

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …