Dialogu Kosovë-Serbi

Marko Prelec: Dështimi për të arritur marrëveshjen Kosovë – Serbi, shton rreziqet për trazira në veriun e Kosovës

Analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec, në një intervistë me Zërin e Amerikës, ka deklaruar se dështimi për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, shton rreziqet për trazira në veriun e vendit, që do të mund të dëmtonin seriozisht të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet palëve. Prelec tha se nuk pret ndonjë nënshkrim marrëveshjeje në takimin e së shtunës në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, por shpreson në një përparim drejt zbatimit të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve. Ai tha se Kosova mund të dalë fituese me këtë plani, ndërsa i cilësoi të paqëndrueshme shqetësimet se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një mekanizëm të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …