Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulz, ka deklaruar se fundi i Shengenit do të sillte pasoja katastrofale për Evropën, derisa ajo vazhdon të jetë e përfshirë nga debate dhe kaosi të krizës nga klandestinëve dhe skenarët e mundshëm për zgjidhjen e saj. Në alternativat e ngritura për vendosjen e kufijve, për tu dorëzuar apo luftuar, Shulz ashtu si kreu i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker zgjedh të luftojë për hir të Europës dhe evropianëve “Më duket se të gjithë ata që bëjnë thirrje për mbyllje të kufijve, në realitet nuk duan të shohin efektet katastrofale që mund të sjellë ky vendim”, thekson ai në një intervistë, duke parashikuar dëme të mëdha ekonomike dhe një kërcënim serioz për rritjen ekonomike dhe për vendet e punës. Më herët kryeministri i Francës, Manuel Valls deklaroi se kriza e emigrantëve e rrezikon seriozisht Evropën dhe Shengenin, Sipas tij, ardhjet masive të azilkërkuesve mund të destabilizojnë shoqërinë në shtetet evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit
Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
