MASHT shpreh gatishmërinë për të siguruar tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në Kosovën Lindore

MASHT shpreh gatishmërinë për të siguruar tekste shkollore për nxënësit shqiptarë në Kosovën Lindore

Ministri i Arsimit, Shyqiri Butyqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë me të cilët ka biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. “Biseduam rreth mungesës së teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në këtë trevë dhe iniciativave të vazhdueshme për të siguruar këto tekste. Shpreha gatishmërinë e MAShT që të ndihmojë jo vetëm në këtë proces, por edhe në bashkëpunime të reja, me qëllim që të ofrohet arsim më cilësor për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Bytyqi pas takimit. Ministri është zotuar se do të ruhen kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentët nga këto komuna. Ai ka theksuar se kjo kuotë edhe mund të rritet nëse ka interesim më të madh të të rinjve që të studiojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …