Maturantet e gjimnazit Kuvendi i Junikut në Junik tregojnë rezultate të larta në testin Shtetëror të Maturës

Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Junikut, ka publikuar rezultatet e testit Shtetëror të Maturës për afatin e qershorit, pas marrjes së rezultateve nga MASHT, Divizioni për Vlerësim dhe Standarde për Maturën Shtetërore tregohet se DAKRS ka gjetur gabime teknike në listat e publikuara nga MASHT, falë reagimit të shpejtë nga DAKRS në Junik, ku i është drejtuar MASHT-it me një ankesë, ndërsa Komisioni Shtetëror i Maturës (K.Sh.M), ka përmirësuar gabimet teknike dhe niveli i kalueshmërisë është me rezultate të larta 83.87 %, duke pas parasysh menaxhimin e mirëfilltë të testit të Maturës nga të tri palët e involvuara MASHT, DAKRS dhe Drejtoria e gjimnazit Kuvendi i Junikut, mund të konstatojmë se rezultati është real dhe se nga administruesit e testit nga Komuna e Pejës nuk është dhënë asnjë vërejtje gjatë procesit dhe se mund të konstatojmë një sukses të pa kontestueshëm të nxënësve për afatin e qershorit. Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, bënë të ditur se nxënësit të cilët nuk kanë arritur ta përfundojnë testin e maturës në afatin e qershorit, nxënësit mund ti nënshtrohen testit gjatë muajit gushtë në afatin e dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …