leoni

Mbahen dëgjimet buxhetore në Bashkësinë Lokale të Qirezit dhe Polacit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me kryesuesen e kuvendit Fatbardha Haliti dhe drejtor të Drejtorive Komunale, kanë mbajtur dëgjimet buxhetore në Bashkësinë Lokale të Qirezit, ku merrnin pjesë përfaqësues nga fshatrat: Qirez, Baks, Krasaliq, Prelloc, Krasmiroc dhe Kozhicë, si dhe në Bashkësinë Lokale të Polacit, ku merrnin pjesë përfaqësues nga fshatrat: Polac, Kryshec, Marinë dhe Dashec. Në këto dëgjime buxhetore u shpalosen synimet e Komunës për planifikimin e buxhetit për vitin 2019-2021, duke marr nga qytetarët kërkesat e tyre për projektet që janë ne interes të vendbanimeve ku ata jetojnë. Qëllimi i dëgjimit buxhetor është që të identifikohen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve me prioritet që ata kanë. Kryetari Jashari ka sqaruar për të pranishmit se ky planifikim i buxhetit po realizohet nëpër të gjitha Bashkësitë Lokale të Komunës për shkak të transparencës ndaj qytetarëve, ku ata do të kenë hapësirë të japin kërkesat dhe nevojat e tyre. Po ashtu Kryetari Jashari pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në dëgjimet buxhetore, theksoi se do të merren me seriozitet të lartë sugjerimet dhe kërkesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …